Pavarësisht kundertive të studentëve per të vijuar procesin mësimor online e ne vijim edhe provimet, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar. Sakaq ne vendimin e universitetit te Tiranës ku njoftohet zhvillimi online i provimeve te semestrit të parë, nenvizohet se per lëndët specifike, për të cilat provimi online eshte i pamudnur, do të vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ne kete situatë mesohet se studentët e fakultetit ekonomik në Universitetin e Tiranës kanë vendosur bojkotimin e provimeve deri në zgjidhjen e ketij ngerci. Gentiana Lala, studente e vitit të 2-të dega Financë në Fakultetin Ekonomik ka bërë të ditur për tch se kanë dorëzuar një peticion me 10 mijë firma, ku kërkojnë rikthimin në auditorë. Sipas saj, procesi aktual i zhivllimit të provimeve ëhtë i destinuar për të dështuar, duke argumentuar se 40% e studentëve nuk kanë pasur akses as në mësimin online.