Një aeroplan elektrik me katër vende, i njohur si e-Sling, i zhvilluar nga studentët në institutin federal të teknologjisë Zyrih, përfundoi fluturimin e tij të parë javën e kaluar. Sipas mediave të huajapër dy vitet e fundit një ekip prej 20 studentësh të inxhinierisë në ETH Zyrihka punuar në një projekt të veçantë për diplomën e tyre bachelor: krijimin e një aeroplani elektrik. Së bashku ekipi projektoi, montoi dhe testoi aeroplanin e lehtë në parkun e inovacionit Dübendorf, që ndodhet afër Zyrih.