Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur se marrja dhe përdorimi në procese gjyqësore i komunikimeve të SKY Encrochat nuk shkel të drejtat themelore të njeriut, duke i hapur rrugë përdorimit të këtyre bisedave në proceset gjyqësore që kanë nisur tashmë në një pjesë të madhe të vendeve të Europës, përfshirë këtu Shqipërinë. Përgjimet e SKY u sfiduan në gjykatën e Strasburgut nga dy shtetas britanikë. Ata kundërshtuan provat duke paditur Francën, si vendi që udhëhoqi aksionin kundër aplikacioneve të enkriptuara, për shkelje të privatësisë.