Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një vizitë të paparalajmëruar në Kiev. Gjatë një konference me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Stoltenberg pranoi se aleatët perëndimorë kanë dështuar të mbajnë premtimet sa i përket mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, deklaroi se armët dhe municionet në Ukrainë do të arrijnë Gjatë vizitës, ai tha se armët dhe municionet në Ukrainë do të nisen, ndërsa nënvizoi se vonesat e tyre kanë shënuar pasoja serioze në fushëbetejë.