Jens Stoltenberg do të qëndrojë edhe për një vit si shef i NATO-s, kanë thënë burime për Politicon. Një zyrtar amerikan ka thënë se zgjatja e udhëheqjes së sekretarit të përgjithshëm “është marrëveshje e kryer”. Sipas një diplomati evropian, kjo do të zyrtarizohet javën e ardhshme. Po ashtu, një diplomat tjetër evropian dhe një zyrtar i NATO-s konfirmuar se ka pasur konsensus brenda aleancës për zgjatjen e mandatit.