Bllokimi i foltores nga deputetët të Partisë Demokratike do të ndiqet me masa disiplinore nga Kuvendi. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një prononcim për mediet, Balla u shpreh se kjo do të vijojë për aq kohë sa Berisha kërkon t’i bëjë presion drejtësisë.