Është zhvilluar këto ditë në Prishtinë stërvitja Frozen Sabre 2022, e misionit të NATO-s, KFOR. Skenari parashikonte praninë e manifestuesve të dhunshëm që do të përkeqësonin lirinë e lëvizjes dhe do të vinin në rrezik sigurinë e popullatës lokale. Në reagim ndaj krizës KFOR-i, forca shumëkombëshe e NATO-s, ka aktivizuar njësitë e tij nën udhëheqjen e italisë dhe ka ndërhyrë me njësi të reagimit të shpejtë për të rikthyer kushtet e sigurisë.