Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për konçesionin e sterilizimit dhe çoi për gjykim ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqaj i akuzuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, Ish zëvendësministrin Klodian Rrjepajn, biznesmentin Ilir Rrapaj dhe anëtarët e komisionit të dhënies së konçesionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.