Hetimet e SPAK, për konçesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale nisën pas një kallëzimi penal të depozituar nga “Nisma Thurrje”, për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion pasiv. Konçesioni me vlerë 100 milionë euro, vuri në lëvizje prokurorët specialë, të cilët kërkuan informacion të detajuar nga të gjitha spitalet e vendit ku ofrohen këto shërbime.