I shoqëruar nga policia dhe avokati i tij, bisnësmeni Ilir Rrapaj dha dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Sterilizimin. Ai ishte I paqartë në dëshminë e tij, ku ndër të tjera herë mohon e gerë pohon njohjen me zv. Ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, ne makinën e të cilit rezulton të ketë udhëtuar në Kosovë. Biznesmeni, i cili shprehet se kishte rol ndihmës në takime zyrtare mes palës shqiptare e italiane, në fund rezultoi pjesë e koncesionit të sterilizimit.