Komisioni Hetimor për sterilizimin dhe check-up u shoqërua me debate të ashpra këtë të enjte. Dëgjesa me përfaqësuesit e KLSH solli përplasje mes kryetares së këtij komisioni Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca. Ndreca e “akuzoi” Vokshin se po e shfrytëzon komisionin për të marrë aksione politike dhe jo për të organizuar punën.