Nuk ka ende një vendim gjykate për ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës. Këtë të mërkurë, përfaqësues të Bashës u përballën në një seancë plot tension me ata të Gazmend Bardhit, që përfaqëson Këshillin Kombëtar dhe ata të Sali Berishës, që përfaqëson Komisionin e Përkohshëm të Rithemelimit. Pas tensionesh të shumta, seanca u shty, pasi ishin përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Lulzim Bashës, që kërkuan aktet e mbledhjes së Këshillit Kombëtar, më 27 korrik nga ana e Gazmend Bardhit.