Komisioni Evropian pritet të japë mendimin për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë. Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.