Në ditën e fundit të vitit 2020 ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përzgjedhur që të urojë popullin shqiptar në një mënyrë të veçantë. Përmes një videomesazhi në Facebook Manastirliu ka uruar shqiptarët për vitin e ri së bashku me mjekët e infermierët, që kanë qenë protagonistët e këtij viti të vështirë.