Vdekja e 36-vjeçarit në Greqi ka revoltuar jashtë mase banorët e zonës të cilët kërkojnë drejtësi. Sipas mediave vendase mësohet se qytetarë të zemëruar kanë bllokuar gjatë mesnatës anijen “Blue Horizon” e cila pritej të nisej drejt Pireut. Situata u paraqit kaotike ku nuk munguan as forcat e policisë të cilët shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e protestës më tej.