Me fokusin për ti dhënë ngarkesën e duhur fizike dhe teknike lojtarëve, por jo aq sa për ti penalizuar për një ndeshje kontinentale, Kukësi i dha fund fazës në Tropojë, por do të qëndrojë i grumbulluar deri në ditën e ndeshjes ndaj Slavias së Sofias. Verilindorët inspektuan së bashku me stafin dhe lojtarët, stadiumin e ri që po merr formë, e që do ti japë fund shtegtimit në qytete të ndryshme të vendit.