Vora do të luajë ndeshjen e saj të javës së 20 të Kategorisë Superiore me Partizanin në stadiumin e saj të ristrukturuar. Tashmë punimet në këtë impiant kanë përfunduar dhe dyert e tij do të hapen ditën e enjte kur do të luhet edhe sfida mes Vorës dhe Partizanit si dhe të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni futbollistik.