Kështu u shpreh ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, teksa doli nga zyra e Prokurorisë së Posaçme, ku për më shumë se 5 orë u mor në pyetje në lidhje me dosjen hetimore që SPAK ka ngritur ndaj tij që prej marsit me katër akuza. Ahmetaj konfirmoi gjithashtu se ëshët I gatshëm të vijë në zyrat e SPAK-ut për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve, sa herë që të jetë nevoja dhe të thirret. Ahmetaj është nën hetim për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit, pastrimit të parave dhe përfitmit të paligjshëm të interesave. SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit, ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.