Top News – Sputnik V në Evropë/ EMA nis hetimin e testeve klinike javën e ardhshme
07/04/2021 15:44

Rregullatori për barnat i Bashkimit Evropian javën e ardhshme do të fillojë hetimin në lidhje me provat klinike që ka kryer Rusia për vaksinën kundër koronavirusit Sputnik V. Financial Times raporton se hulumtimet do të fokusohen nëse Rusia ka ndjekur praktikat më të mira të sigurisë gjatë provave klinike. Gazeta me bazë në Mbretërinë e Bashkuar citoi burime anonime që kanë njohuri me procesin e miratimit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA). Hetimet vijnë pasi ka pasur shqetësime etike rreth testimit të Sputnik V, gjatë përgatitjes për përdorimit e saj. Gazeta citon kreun e Fondit të Investimeve Ruse, Kirill Dimitriyev, të ketë thënë se "nuk ka pasur presion ndaj pjesëmarrësve në testim dhe Sputnik V është në pajtim me të gjitha praktikat".Rregullatori evropian do të bazojë vlerësimin për të miratuar ose jo vaksinën Sputnik-V, pas rezultateve të hetimit të provave klinike që ka bërë Rusia. Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një garë për të miratuar një vaksinë në gusht të vitit 2020, para se të përfundonte një fazë e tretë e testeve klinike që zakonisht përfshin një numër më të madh të vullnetarëve. Sputnik V po përdoret gjerësisht në Rusi dhe dhjetëra vende të tjera, pavarësisht dyshimeve të hershme në lidhje me fshehtësinë dhe besueshmërinë e të dhënave. Një studim i botuar në muajin shkurt nga The Lance, një revistë shkencore me bazë në Britani të Madhe, zbuti disa shqetësime ndërkombëtare duke thënë që Sputnik V "duket e sigurt dhe efektive".Por, kjo vaksinë nuk është miratuar as nga SHBA-ja dhe as nga BE-ja, megjithëse dy vende anëtare të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia e kanë blerë atë.

Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
DIGITALB DIGITALB