SHBA ëhstë e vendosur ta nxjerrë Bosnjen nga kriza ku është mbërthyer si pasojë e kërcënimeve separatiste të nacionalistëve serbë dhe po shqyrton mundësinë e sanksioneve, mes opsioneve të tjera – tha një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit. Derek Chollet, një këshilltar i lartë i sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, foli para një taki9mi të premten, të asamblesë serbo boshnjake, ku pritet të votohet nëse do të nisë procesi i daljes nga ushtria boshnjake dhe sistemi i drejtësisë e ai i taksave.