Prej disa netësh, Sheshi Skenderbej është pushtuar nga të rinj e të reja, të cilët nën atmosferën e jashtëzakonshme të Spring Festival po bashkon qindra njerëz në këtë shesh. Atmosferë festive, ushqim i mirë, teknologji, hapësira rekreative, performance baleti, filma në natyrë, zonë e dedikuar për fëmijët, e shumë e shumë aktivitete të tjera, tashmë ofrohen në qendër të Tiranës deri më datë 15 maj.