Kampionët e sportit, sikurse është Luiza Gega, priten me ceremoni zyrtare nderimi nga kreu i qeverisë, Edi Rama dhe ministrja e arsimit dhe sportit, Evis Kushi. Megjithatë auditimet tregojnë se sporti në Shqipëri është lënë në harresë. Stërvitja e sportistëve, që përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare, cungohet nga buxhete të pakta, hapësira të pamjaftueshme sportive dhe një mungesë koordinimi mes qeverisë dhe bashkive. Në 46 faqe raport auditimi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka skanuar të gjitha problematikat që mbajnë pezull zhvillimin e sportit në Shqipëri.