Qeveria shqiptare ka miratur një fond prej 5 milionë Eurosh për një projekt që parashikon përfshirjen e sportit në shkollat e të gjitha nivele. kryeministri Rama dhe ministra të tjerë të kabinetit të tij, bashkë me presidentin e KOKSH zhvilluan një takim me kryetarët e bashkive dhe drejtorët arsimorë për prezantimin e këtij projekti të ri KOKSH do të organizojë dhe bashkërendojë punën me aktorët që do të jenë të përfshirë në këtë projekt. synimi është ndërgjegjësimi dhe krijimi i kulturës për një jetë të shëndetshme që në moshë të vogël dhe zbulimi i talenteve të reja për t'u zhvilluar në mënyrë që të përfaqësojnë sa më mirë sportin shqiptar në arenën ndërkombëtare.