Autoritetet në Kaliforni në SHBA kanë vendosur të mbajnë ende të mbyllura eventet sportive në masë për shkak të pandemisë koronavirusit. Guvernatori Gavin Newsom ka bërë të ditur marrjen e masave lehtësuese në ditët në vazhdim që do të kryhet në disa faza. Heqja e kufizimeve për eventet sportive që kërkojnë grumbulliome në masë të personave do të bëhet vetëm në fazën e fundit që mendohet të nisë në momentin që do të dalë një vaksinë kundër Covid-19. Gavin Newsom bëri të ditur se në fundjavë do të hapen disa biznese me pakicë ku përfshihen libraritë, dyqanet e luleve dhe ato të veshjeve Dhe ky njoftim vjen pas protestave që u mbajtën në këtë shtet javën e kaluar ku u kërkua heqja e masave kufizuese.