Krerët e agjencive të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët për spiunazhin kinez, duke thënë se përpjekjet e Pekinit përbëjnë “kërcënimin më të madh në terma afatgjatë”. Gjatë një paraqitjeje në Londër së bashku me drejtorin e FBI-së, Christopher Ëray, kreu i MI5, Ken McCallum, tha se agjencia britanike ka “dyfishuar përpjekjet kundër aktivitetit shqetësues kinez”. Qeveria kineze dhe “presioni i fshehtë i saj në mbarë botën” përbën “sfidën më të madhe që ne përballemi”, tha ai.