Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dha sot detaje në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme lidhur me Spitalin e ri Rajonal që Turqia po ndërton në Fier. Kryetarja e Komitetit Teknik tha se ky spital shkon për plotësimin e nevojave të tjera shëndetësore, përveç Covid-it, duke shpjeguar kabinetet dhe shërbimet e reja që do të ofrohen.