“Në veri të Rripit të Gazës nuk është asnjë spital funksional”, ka deklaruar këtë të enjte Organizata Botërore e Shëndetësisë, teksa ka përshkruar pamjet e rënda të pacientëve të braktisur, të cilët kërkojnë bukë dhe ujë. OBSH, ka thënë se ka pasur personel të angazhuar në spitalet Al-Shifa dhe Al-Ahli në veri të Gazës. Një prej përfaqësuesve të organizatës, tha se stafi është pa fjalë për situatën katastrofale me të cilën përballen pacientët dhe punëtorët shëndetësorë.