Top News – Spitalet, të mbingarkuara në Greqi/ Mjekët privatë ndihmojnë me detyrim sektorin publik
23/03/2021 15:54

Greqia po detyron mjekët privatë të angazhohen në luftën kundër koronavirusit. Masa do të përfshijë 206 doktorë nën moshën 60 vjeç, të cilët do të angazhohen për të paktën një muaj në mënyrë që të zbusin sadopak peshën e kolegëve të tyre në rajonin më të populluar të Greqisë. Mjekët në spitalet greke thonë se çdo ditë situata përkeqësohet akoma më shumë. “Ajo që parashikojmë për ditët në vijim, do të jetë akoma më e rëndë, ç’ka do të thotë se ne duhet të bëjmë shumë shumë përpjekje. Këtë mëngjes në Sotiria, nuk kishim më asnjë shtrat të lirë në terapi intensive dhe po flasim këtu për spitalin me kapacitetet më të mëdha në Greqi”, tha Kostandinos Syrigos, drejtor i spitalit Sotiria. Dhe ky është një ekuacion i vështirë: kapacitetet e spitaleve publike të ezauruara tashmë, në njërën anë, dhe në anën tjetër, njerëzit e lodhur me masat kufizuese që zgjasin prej një viti. Në përpjekje për të lehtësuar situatën, qeveria greke vendosi të rihapë parukeritë, parqet dhe sitet arkeologjike. Por kjo e ka futur Greqinë në një paradoks. Kur vendi hyri në një izolim të dytë në 7 nëntor, spitalet duhej të prisnin një numër shumë më të ulët pacientësh ndërkohë që tani, numri i personave në intubim, ka shënuar rekord. Për të pasur një panoramë më të qartë të situatës, qeveria tha se çdo qytetar do të mund të testohet një herë në javë në shtëpi apo në farmaci. Greqia është në një pikë kthese, vetëm pak javë para fillimit të planifikuar të sezonit turistik. Fushata e vaksinimit vazhdon ndërkohë që hapja e aktiviteteve po e bën vendi të shpresojë se ka hyrë në rrugën drejt normalitetit.

Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07
Top News – Greqia rrit pagën minimale. Hyn në fuqi nga 1 prilli, kategoritë që përfitojnë
26/03 15:23
Top News- Marta Kos ish agjente e UDB? Komisionerja përballet me eurodeputetët për akuzat
26/03 10:55
Top Channel/ Serbia hakmerret për misrin! Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria
24/03 19:57
Top News – 27 vite nga bombardimet e NATO-s. Aleanca nisi sulmet mbi forcat serbe dhe çliroi Kosovën
24/03 09:46
Top News- Nis gjyqi i shumëpritur në Greqi / Përplasja e trenave me 57 viktima, 30 persona nën akuzë
23/03 13:13
Top News – 300 mln euro për të ulur naftën. Qeveria greke miraton paketën financuese rekord
23/03 11:01
Top News- Vendos raketat kineze te MiG-ët rusë/Vuçiç gati për luftë:Do na sulmojë Shqipëria e Kosova
22/03 16:24
Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15