Edi Rama propozoi Elisa Spiropalin si pasuese të Lindita Nikollës në krye të Kuvendit, teksa komunikoi edhe ndryshimet në Qeveri. Nga ndryshimet, largohet nga kabineti ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, që do të marrë postin e kreut të grupit parlamentar të socialistëve, teksa Bledi Çuçi zhvendoset si nënkryetar Kuvendi. Pirro Vengu propozohet në vend të Niko Peleshit te Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, nga qeveria largohet edhe Ministri i Financave, Ervin Mete. Në vend të tij propozohet Petrit Malaj, kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.