Kryetarja e Kuvendit njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, e shoqëruar nga deputetë dhe kryetarë bashkish, zhvilloi sot një takim me komitetin e emigrantëve shqiptarë në Selanik. Gjatë fjalës së saj, Spiropali vlerësoi marrëdhëniet me Greqinë, pavarësisht uljeve e ngritjeve që sipas saj janë normale, ndërkohë kërkoi votën më 11 maj.