Ndërsa shqiptarët prisnin ndërrimin e viteve me shpresën për një 2024 të mbarë e të begatë, festa ishte e ndezur në cdo shtëpi e në cdo qytet. Spektakle fishekzjarresh dhe koncerte në sheshet e qyteteve kryesore pritën ardhjen e vitit të ri... Në sheshin skënderbej në Tiranë, një koncert nisi që në orët e vona të pasdites dhe kulmoi me fishekzjarret që ndezën qiellin. Ishin me mijëra qytetarët që kishin zgjedhur ta prisnin në shesh ardhjen e vitit të ri dhe festa e entuziazmi ishte i dukshëm.