Dy shkencëtarë amerikanë që zbuluan sesi trupi i njeriut ndjen ngrohtësinë e Diellit ose përqafimin e një personi të dashur kanë fituar Çmimin Nobel. David Julius dhe Ardem Pataputian do të ndajnë çmimin e këtij viti në Mjekësi “për zbulimet e receptorëve për temperaturën dhe prekjen”, njoftoi të hënën Komiteti i Nobelit.