Prokuroria e Posaçme ka regjistruar dosjen e mikrokredive, që u dorëzua në SPAK nga prokuroria e Tiranës me argumentimin e mungesës së kompetencës. Pas këtij veprimi procedurial, prokuroria e posaçme duhet të dorëzojë në gjykatën e posaçme brenda dhjetë ditëve kërkesat për rivlerësimin e masave të sigurisë të caktuara më herët nga Gjykata e Tiranës.