Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka njohur me akuzat në paraburgimin e Durrësit kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Akuzat janë komunikuar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa vetë prokurori i dosjes, Ols Dado nuk ishte pjesë e grupit hetimor që zbarkoi në paraburgimin e Durrësit për të njohur Veliajn me pretendimet e organit të akuzës.