SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka zhvilluar një tjetër operacion kundër mashtrimit përmes ‘Call Center-a’! Janë kontrolluar 13 ambiente, qendra thirrjesh dhe banesa. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan, 162 pajisje kompjuterike (njësi kompjuterike, servera,DVR, etj) etj., aparate celulare, si dhe 11 pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasve J.M dhe M.D (banesa, truall, aktivitete tregtare, etj).