SPAK i ka kërkuar GJKKO-s që ish-kryeministri Sali Berisha te ruhet me punonjës policie, kur të vendoset masa e sigurisë arrest shtëpie. Ndërkohë që as këtë herë nuk ishte i pranishëm në seancë, mbrojtja ligjore e Berishës ka përsëritur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ka konflikt interesi me ish-kryeministrin që e ka shkarkuar nga detyra.