Ligjvënësit u njohën me kërkesat e SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme për buxhetin e vitit të ardhshëm. Për shkak të axhendës, kryeprokurorët Altin Dumani dhe Olsian Çela nuk ishin të pranishëm. Prokurori i SPAK, Alfred Shehu kërkoi buxhet shtesë për pagat dhe ndërtimin e godinës së re, ndërkohë që deputeti demokrat, Gazment Bardhi adresoi financimin që mund të kërkojë faza tranzitore e kalimit nga 1 janari i funksioneve të komisionerit publik tek SPAK.