Kryeprokurori Altin Dumani priti në ambjentet e SPAK, të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn. Ky takim vjen në ndërkohë që mandati i Dumanit po shkon drejt fundit, dhe po ndiqen procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të tij. Ambasada Amerikane njofton se në fokus të bisedimeve mes VanHorn dhe Dumanit ishte jo vetëm puna e SPAK dhe BKH në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin dhe trafikun e drogës, por edhe vizita e Dumanit në Uashington.