Pastrimi i parave në Shqipëri nuk është një dukuri që thuhet për herë të parë, apo që nuk ka ndodhur ndonjëherë. Përkundrazi rastet e hetuara nuk kanë qenë të pakta. Ka pasur edhe persona të akuzuar e që kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve, por Drejtësia jo në nivelin e duhur nuk i ka shkuar deri në fund dënimit të tyre, si shumë çështje të tjera që kanë mbetur pezull.