Partia Demokratike zyrtare ka reaguar pas letëroprosisë greke mbi kërkesën e akuzës shqiptare për Kryetarin e Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari, në të cilën rezulton se është dënuar dhe dëbuar nga shteti helen. Por pavarësisht këtij vendimi të autoriteteve greke, rezulton se Hajdari nuk e ka deklaruar atë në formularin e dekriminalizimit, duke rrezikuar që të shkarkohet nga detyra. Sipas demokratëve, ky nuk është rasti I vetëm, teksa e akuzojnë Ramën për inkriminim të Bashkive dhe qeverisë.