Prokuroria e Posaçme ka sqaruar rolin e Rezart Kuçit, shef seksioni i policisë shkencore në Kukës, i cili u arrestua me urdhër të SPAK. Përmes një komunikate zyrtare, SPAK sqaron se polici Rezart Kuçi i ka shërbyer grupit kriminal të Hajrullës, duke u kujdesur për anën logjistike të transportimit të lëndëve narkotike. Po ashtu, duke përfituar nga detyra, ai ka dekonspiruar operacionet policore, duke siguruar informacion për këtë grup kriminal, si dhe ka ndërhyrë në pajisje celulare dhe ka fshirë provat. Njëkohësisht, polici i arrestuar ka përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal, teksa komunikimi me grupin e Hajrullës kryehej përmes aplikacionit SKYECC.