Akuzat e opozitës, se SPAK po merr nën hetim vetëm nga njëra palë, kanë marrë një tjetër përgjigje pasditen e kësaj të premteje. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është paraqitur në SPAK dhe ka qëndruar aty afro 60 minuta, por pa u dhënë detaje se për çfarë ka kaluar pragun e prokurorisë speciale.