Kryeministri grek, Qiriako Micotaqis tha se pozicioni i Turqisë, që vendos në pikëpyetje sovranitetin e Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, është absurd dhe i bën bisedimet mes dy vendeve shumë të vështira. “Kundërshtimet e turqisë, sic perifrazohen në letrat më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, janë absolutisht absurde pasi vënë në diskutim sovranitetin e Greqisë mbi ishujt e saj”, tha Micotaqis në një intervistë që u transmetua nga televizioni grek ERT. “Ne nuk mund të kemi bisedime për gjëra absurde”, shtoi ai.