Sot skadon afati që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe kosovare që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha një ditë më parë se u takon kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë "një marrëveshje për të lëvizur përpara” sa i përket çështjes së targave. Ai tha përmes një postimi në Tëitter se ekspertët e Kosovës dhe Serbisë më 20 prill kanë mbajtur në Bruksel takimin e fundit të grupeve punuese.