Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi nga Shkupi ku mori pjesë në Samitin e Bërdo-Brijunit se “nuk e di nëse do të jetë e vështirë”, duke iu referuar takimit të parashikuar të së enjtes në Bruksel me Albin Kurtin. Ish-ministri i Millosheviçit deklaroi se asnjëherë nuk është lehtë në të tilla takime pasi edhe Brukseli e mbështet pavarësinë e Kosovës.