Sot ngre siparin sezoni i ri i kategorisë Superiore dhe ky edicion fillon menjëherë me një superpërballje atë mes Teutës dhe partizanit. Skuadra durrsake vjen në këtë ndeshje si skuadra kampione në fuqi e vendit dhe ndaj Të Kuqve, ajo do të kërkojë të marrë maksimumin. Djemtë e Detit kanë qenë shumë aktivë dhe kanë bërë shumë lëvizje por për trajnerin Edi martini të gjithë janë gati për këtë ndeshje të cilën ai e konsideron si shumë të vështirë.