Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit të 2022 ndaj Polonisë në Varshavë. Është një sfidë që ka shumë rëndësi për kuqezinjtë tanë që synojnë që të arrijnë në vendin e dytë në këto kualifikuese edhe pse janë të ndërgjegjshëm se do të jetë një mision i vështirë.