Disa persona mendohet se mund të kenë humbur jetën pasi një barkë e vogël me emigrantë u ndesh me vështirësi në orët e para të së mërkurës në kanalin anglez, afër Kentit. BBC shkruan se ka viktima por autoritet nuk kanë konfirmuar ende asgjë. Një operacion i madh kërkim shpëtimi ka nisur në ujërat e britanisë së madhe, në kushte acari, pas raporteve për incidentin e regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit. Sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman tha se ajo është me mendime dhe zemër pranë këtyre personave në vështirësi.