Bashkimi Europian do të rikthejë në Shqipëri Luixhi Sorekan si Ambasador. Këtë herë, diplomati italian, do të mbërrijë në Tiranë si përfaqësues i përkohshëm i BE-së, deri në emërimin e një emri me mandat të plotë. Vakanca në krye të misionit të BE-së në Shqipëri krijohet nga 1 shtatori, kur ambasadorja aktuale Kristiane Hohman largohet para kohe.