Vendet perëndimore po besojnë gjithnjë e më shumë se bota po shkon drejt një lufte globale, duke reflektuar rritjen e alarmit publik për rrezikun dhe koston e një epoke të re konfliktesh. Në një sondazh të Politico, pesë vendet e përfshira, SHBA, Kanada, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, shumica dërrmuese e të anketuarve mendojnë se bota po bëhet më e rrezikshme. Shpërthimi i Luftës së Tretë Botërore shihet si më i mundshëm brenda pesë viteve të ardhshme nga të anketuarit. Përqindja e votuesve që parashikojnë një konflikt të ri global është rritur ndjeshëm që nga marsi 2025, kur pyetja u bë nga sondazhistët e pavarur të Public First